Afganistan, atentat autokolonës së NATO-s

18/05/2010 09:50

Një atentat kamikaz kundër një autokolone të NATO-s është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kabul, ku si pasojë kanë humbur jetën 20 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur një gjeneral i ushtrisë afgane, i cili ka saktësuar se viktimat e sulmit të marrë përsipër nga talebanët janë të gjithë civilë.

Ndërkohë, një diplomat perëndimor në Kabul ka saktësuar se sulmi ndodhi në momentin kur autokolona po kalonte pranë Parlamentit.

Top Channel