Hiri vullkanik bllokon edhe Amsterdamin

17/05/2010 09:10

Europa po bllokohet sërish nga reja e hirit vullkanik në Islandë, duke mbyllur një nga një aeroportet.

Pas mbylljes më të madhe të aeroporteve në Britani, radha i vjen Holandës ku Amsterdami është paralizuar. Në Britani, përvec dy aeroporteve të Londrës, urdhër për mbyllje kanë dhënë edhe në qytetet Manchester, Birmingham, Liverpool, Teeside e Norwich.

“Për fat të keq sërish kombinimi i kushteve meteorologjike dhe hiri vullkanik po penalizojnë Britaninë”, shprehen autoritetet britanike. Ndërkohë, ministri i Transporteve,  Philip Hammond ka deklaruar se siguria e pasagjerëve mbetet prioritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA