Arizona, tjetër ligj anti-emigrantë

13/05/2010 02:15

Ende pa u mbyllur polemikat mbli ligjin e parë anti-emigrantë, në Arizona një tjetër masë kundër të ‘huajve’ ndërmerret prej guvernatorit Jan Bojer.

Sipas medias amerikane, guvernatori Bojer ka miratuar një ligj i cili u ndalon emigrantëve mësimin në shkolla shtetërore të kulturës nga prejardhja e tyre etnike. Ligji fokusohet me shumë tek emigrantët hispanikë të cilëve u ndalohet mësimi kulturës nga kanë prejardhjen.

Brenda një kohe të shkurtër ky është ligji i dytë anti-emigrantë në shtetin e Arizonas në SHBA. Për këto masa dhe për politikat e tij kundër emigrantëve guvernatori Bojer është kritikuar ashpër nga presidenti Obama, megjithatë ai gëzon mbështetje të gjërë mes popullsisë së Arizonas.

Top Channel