Greva, tjetër protestues në spital

10/05/2010 11:40

Ne ditën e 10-të të grevës së urisë, një tjetër protestues është dërguar me urgjencë në spital për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Qytetari Lekë Njemza 37 vjec nga Tirana mbështetës i protestës për votën e lirë, pati probleme shendetësore si pasojë e grevës së urisë.Ky është grevisti i 17-të që del nga cadra pranë selisë së Kryeministrisë ngritur që në natën e 30 prillit me rreth 200 protestues brenda saj.

Ndërkohë kreu i PS-së Edi Rama do të vizitojë pas mesditës grevistët e shtruar në spital, gjendja e të cilëve u përkeqësua mjaft duke patur nevojën e kurimit të specializuar të mjekëvë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA