Berluskoni: Jemi në gjendje emergjente
08/05/2010 00:00
“Jemi në një gjendje emergjence ndaj liderët e Eurozonës duhet të marrin sa më parë një vendim pozitiv”.
Kjo është deklarata e kryeministrit italian Silvio Berluskoni ndërkohe që mbahej takimi i vendeve të eurozonës.
Kryeministri italian ka këmbëngulur në ofrimin e ndihmës financiare kundrejt Greqisë për të përballuar krizën e thellë në të cilën ndodhet vendi ballkanik.
Më parë Dhoma e Ulët e Bundestagut gjerman miratoi një porpozim të kancelares Merkel për ndihmë ndaj Greqisë, vendim ky që i hap udhë fondi të akorduar prej BE-së për Athinën.
Top Channel