Zgjedhjet, konservatorët kryesojnë

07/05/2010 08:30

Konservatorët kryesojne ne Britani nga numerimet e deritanishme te votave te zgjedhjeve te pergjithshme britanike.(UPDATE)

Megjithate rezultati perfundimtar pritet te jepet gjate oreve ne vazhdim. Udhëheqësi konservator, David Cameron, tha se edhe pse rezultatet nuk ishin të plota partia laburiste kishte humbur mandatin e saj për të qeverisur.

Laburistët kanë humbur rëndë ndërsa Liberal Demokratët kanë dështuar që të realizojnë parashikimet e sondazheve të opinionit gjatë fushatës.

649 vende ne parlament janë duke u kontestuar pas një prej garave më të forta të viteve të fundit.

Nacionalistët dhe parti të tjera të vogla do të kenë 29. Kjo do të thotë laburistët dhe liberal demokratët nuk mund të kenë një shumicë për koalicion të mundshëm.

Top Channel