Vullkani Eyjafjallajokull rrezikon sërish

07/05/2010 04:35

Autoritetet islandeze paralajmërojnë se në qiejt e Europës një valë e re hiri vullkanik pritet të qarkullojë.

Kështu sipas specialistëve vendas të cilët po merren me vëzhgimin e vullkanit Eyjafjallajokull, ai është ende aktiv nën akull dhe mundësia për të të shpërthyer në një të ardhme të afërt është mjaft e madhe.

Hiri i lëshuar prej vullkanit Eyjafjallajokull paralizoi për 6 ditë qarkullimin ajror në gjithë Europën duke u shkaktuar kompanive një dëm financiar prej miliona eurosh.

Top Channel