Kamerun: Mund të qeverisim Britaninë

07/05/2010 00:55

Lideri i konservatorëve, Dejvid Kamerun, pas shpalljes së exit poll-it që e nxjerr fitues me 307 mandate shprehet i bindur se me këtë rezultat mund të qeverisë Britaninë.

“Kjo është një fitorë vendimtare për konservatorët dhe më këtë rezultat ne mund të qeverisim”, është shprehur Kamerun për Sky News.

Por lideri i “Torëve” nuk ka dhënë detaje se si do të mund të krijojë mazhorancën e nevojshme në Dhomën e Ulët kur sondazhet tregojnë se asnjë prej tre partive kryesore nuk mund ta bëjë këtë.

Në Dhomën e Ulët në Britani nevojiten 326 mandate për të siguruar një mazhorancë të qëndrueshme.

Top Channel