Times Square, WP: Obama kërkon ndihmë në Pakistan

06/05/2010 10:25

Administrata “Obama” do t’i dërgojë Pakistanit brenda kësaj jave një kërkesë urgjente për ndihmë në hetimet mbi autobombën në Times Square.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘Washington Post’ në edicionin online.

Në veçanti SHBA-të do të kërkojnë ndihmë për të sqaruar lidhjen e Faisal Shahzad, 30 vjeçari i arrestuar për atentatin e dështuar, me grupet talebane pakistaneze.

Top Channel