Sot zgjedhjet në Britani

06/05/2010 09:00

Në Britani po votohet për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat vlerësohen si më të fortat prej shumë vitesh.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 10 të mbrëmjes.

Më shumë se katër mijë kandidatë janë në garë për 649 vende në Dhomën e Ulët të parlamentit britanik.

Gati çereku i 44 milionë shtetasve me të drejtë vote mendohet se e kanë dhënë votën e tyre përmes postës.

 Në disa pjesë të Britani po votohet edhe për këshilltarët lokalë dhe kryetarët e bashkive.

Top Channel