Obama “kthen sytë” nga emigracioni

06/05/2010 21:05

Presidenti amerikan Barack Obama i ka kërkuar Kongresit të fillojë punën për reformën e emigracionit.

Pas suksesit me ligjin për shëndetësinë, Obama ka vendosur objektiva të rinj, në vecanti për emigracionin.

Ka aktivistë dhe ligjvënës që deklarojnë se shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk po bën mjaftueshëm. Por Obama tha se pret që me reformën të shohë përparime reale.

Një tjetër ligj që ka krijuar polemika është ai i Arizonës, që lejon agjentët e policisë të marrin në pyetje emigrantët pa dokumenta të rregullta.

Top Channel