Itali, sekuestrohen 30 kilogramë kokainë

06/05/2010 10:45

Rreth 30 kilogramë kokainë, e shkrirë në rroba, është sekuestruar në aeroportin ndërkombëtar “Leonardo da Vinci”, në Itali.

Një 50 vjeçar spanjoll është arrestuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për të transferuar drogën nga Amerika e Jugut në Europë, trafikantët, nëpërmjet një proçesi kimik, kishin shkrirë drogën në veshje, të cilat transportoheshin në katër valixhe udhëtimi.

Droga është zbuluar nga qentë e antidrogës, në shërbim në aeroport.

Top Channel