‘E zhdukur’ prej tri ditësh/ Zbulohen detaje tronditëse për fatin e foshnjës 11-muajshe në Turqi: I ati e shiti në këmbim të parave
Pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit në Britaninë e Madhe, exit poll-et e para shpallin fitues konservatorët e Devid Kameron me 307 mandate në Dhomën e Ulët.
Laburistët e kryeministrit Gordon Braun rezultojnë me 255 mandate, liberal-demokratët e Kleg 59 mandate dhe partitë e tjera 19 mandate.
Në sondazhin e zhvilluar nga BBC, Sky dhe ITV, konservatorët megjithëse triumfojne ndaj rivalëve laburistë të kryeministrit Braun dhe ata liberal-demokratë të Nik Kleg nuk kanë numrat e mjaftueshëm për të formuar kabinetin e ardhshëm, ndaj mediat vendase hamendësojnë mbi koalicionet qeverisëse pas ditës së premte.
Gjithësesi vendimtare pritet të jetë lëvizja e liberal-demokratëve të Nik Kleg të cilët zotërojnë 59 mandate.
Ndërkohë që gjatë natës pritet dalja e rezultateve paraprake, ndërsa ato zyrtare ditën e premte.
Top Channel