Vullkani alarmon sërish Europën

05/05/2010 09:15

Vullkani islandez rikthen alarmin në qiejt europianë që kanë filluar mbylljen e disa zonave në veri.

Kështu, Skocia dhe Irlanda kanë vendosur të pëzullojnë përkohësisht fluturimet për shkak të hirit që ka leshuar ne ajër vullkani i ishullit të largët europian. Në orën 8 të mëngjesit janë mbyllur aeroporti i Gllasgout e Prestvikut në Skoci si dhe ai i Berrit e Dublinit në Irlandë.

Një vendim do merret gjatë orëve të pasdites edhe për aeroportin e kryeqendrës së Irlandës së Veriut, Belfast.  
 

Top Channel