Rusi, rikthehen posterat e Stalinit

05/05/2010 17:00

Fotografi të Stalinit kanë filluar të shfaqen në autobuzët e Shën Pietërburgut, në muzetë e Moskës dhe në qytete të tjera të Rusisë.

I harruar për më shume se 60 vjet nga autoritetet ruse, Stalin është kthyer kështu në zemrën e shumë njerëzve.

Shfaqja e tij bëhet në prag të 9 majit, kur do të mbahet dhe parada e 65-të për fitoren sovietike në Luftën e Dytë Botërore.

Në Shën Pietërburg ishin komunistët e Ziuganovic ata që donin posterat nëpër autobusë, ndërsa në Moskë pas një diskutimi u zgjodhën muzetë.

Top Channel