Rusi, 20 vjeçarët dënohen për kanibalizëm

05/05/2010 21:40

Dy 20 vjeçarë rusë janë dënuar sot nga një gjykatë e Shën Petërburgut me 19 dhe 18 vite burg për kanibalizëm.

Gjatë natës midis 19 dhe 20 janarit 2009 të dënuarit kanë mbytur një vajzë 16 vjeçare në vaskën e banjos të një apartamenti.

Më pas ata kanë ndarë kufomën duke i ngrënë disa pjesë përpara se të hidhnin pjesën që mbeti në koshin e plehrave.

Top Channel