Lindje e Mesme, izraelitët shënjestrojnë xhamitë

05/05/2010 13:35

Kolonët izraelitë planifikojnë një sulm ndaj xhamive palestineze, duke rrezikuar sërish rëndimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Lajmin e bën të ditur gazeta më e madhe izraelite “Haaretz” që citon burime ushtarake. Sipas të dhënave, ekstremistët e djathtë kanë në plan të sulmojnë xhamitë në territorin palestinez pas tërheqjes së policisë dhe ushtrisë izraelite nga disa territore palestineze.

Prej disa javësh, Jeruzalemi zyrtar po përdor “dorën e hekurt” në cështjen e ndërtimit të vendbanimeve të reja hebreje në qytetin e shenjtë, cka ka ngjallur reagimin e ashpër të palestinezëve por edhe të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe aleatin më të ngushtë, SHBA-në.

Top Channel