Holandë, alarmi fals terrorist tremb mbretëreshen

05/05/2010 09:40

Terrorizmi është një nga fobitë më të mëdha të perëndimit dhe kjo është dukur qartë edhe në një ceremoni në Holandë.

Një prej pjesëmarrësve ka bërtitur duke dhënë alarmin për një bombë, cka ka shkaktuar panikun e të pranishmëve, të cilët në tentativë për të dalë nga ndërtesa, kanë plagosur njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi në Amsterdam, ku shkaktoi edhe largimin e menjëhershëm të mbretëreshës Beatrice, e cila u shoqëria nga forcat e sigurisë. 30 është numri i të plagosurve, mes të cilëve edhe disa fëmijë.

Sjellja e të panjohurit bëri të mendohej se ai ishte një kamikaz. Ky episod i pazakontë ndodhi gjatë minutës së hështjes së viktimave të Luftës II Botërore.  

FOTO GALERI
1/4
Një prej pjesëmarrësve ka bërtitur duke dhënë alarmin për një bombë

Top Channel