Holandë, alarmi për bombë plagos dhjetra persona

05/05/2010 03:50

Një alarm fals për bombë ka shkaktuar lëndimin e dhjetra personave në Amsterdam të Holandës.

Sipas informacionit të publikuar prej mediave vendase, gjatë ceremonisë përkujtimore, mbajtur në nder të viktimave të Luftës së II Botërore një person ka lëshuar alarmin se në shesh do të kryhej një atentat i mundshëm.

Fatmirësisht alarmi ishte fals, por kaq ka mjaftuar që masa e madhe e njerëzve të mbledhur të zënë nga paniku të nisnin largimin mes britmave. Nxitimi i masës ka shkaktuar disa të plagosur lehtë.

Pas qetësimit të situatës personi që dha alarmin fals u ndalua prej autoriteteve.

Top Channel