Hjuston, shpërthim bagazhesh në aeroport

05/05/2010 03:05

Një çantë e vogël mes bagazheve në aeroportin e Hjustonit ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Çanta me përmasa të vogla ka shpërthyer duke shkaktuar dëmet të vogla mes bagazheve të tjera dhe asnjë të lëdnuar.

Sipas lajmit të publikuar prej mediave amerikane shpërthimi ka ngjallur panik mes pasagjerëve të shumtë që ndodheshin në terminal, por pa shkaktuar viktima.

Autoritetet kanë mbyllur aeroportin për ta rihapur atë vetëm pak minuta më vonë. Nuk është i qartë shkaku i shpërthimit të bagazhit.

Top Channel