Fox News: Bin Laden jeton në Teheran

05/05/2010 10:15

Televizioni amerikan Fox News ka transmetuar një dokumentar që ndoshta mund të tërheqë vëmendjen e CIA-s por edhe të Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër terrorizmit.

Sipas Fox, njeriu më i kërkuar në planet, Osama Bin Laden jeton në një kompleks luksoz në veri të Teheranit duke u marrë me gjuetinë e fajkojve.

Dokumentari është realizuar nga Alan Parrot, ish shefi i zyrës së gjuetisë së fajkojve gjatë regjimit të Shah-ut. Një i njohuri i tij i ka folur për takimet me Bin Laden gjatë vitit 2003. Ndërkohë, Pentagoni nuk ka reguar ende dhe i qëndron versionit se Bin Laden ndodhet ende në një zonë në veri të Pakistanit.

Sipas dokumentarit, drejtuesi i Al Kaedas jeton në një apartament bashkë me fëmijët dhe gruan dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ruhet nga Roja Revolucionare Iraniane dhe 4 truproja. Sipas Parrot, hera e fundit që është parë ka qenë në vitin 2008.

Top Channel