Bolivi, Moralesit i vjedhin makinën e dhuruar nga Çavez

05/05/2010 04:25

Vidhet makina tip Toyota Land Cruiser e presidentit të Bolivisë, Evo Morales, makinë të cilën Morales e kishte marrë dhuratë prej homologut venezuelina Hugo Çavez.

Makina i është vjedhur shoferit personal të presidentit bolivian teksa ky i fundit kishte dale prej makinës për të blerë embëlsira në një dyqan në La Paz, kryeqyteti i Bolivisë, duke lënë çelësat në makinë.

Nuk dihet se sa do ndikojë ky fakt në marrëdhëniet “vëllazërore” mos Moralesit dhe Venezuelës që rrjedhimisht kanë sjellë edhe marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike mes dy vendeve amerikano-latine.

Top Channel