Ahmadinexhad: Sanksionet nuk na trembin

05/05/2010 01:45

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad në një dalje para gazetarëve në Nju Jork, ku ndodhet pas punimeve të konferencës së OKB-së është shprehur se vendi tij nuk i trembet sanksioneve të reja dhe se rruga e sanksioneve nuk do të sjellë kurrë përmirësimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

“Nuk na pëlqejnë por nuk frikësohemi prej tyre. Vendi është i përgatitur për përballimin e sanksioneve të reja, por nëse do të ketë sanksione të reja ndaj nesh nuk mund të pritet një përmirësim i marrëdhënieve mes Teheranit dhe Uashingtonit, kjo është rruga e gabuar për ta bërë këtë”, tha Ahmadinexhad.

Më tej presidenti i Republikës Islamike Iraniane tha se vendi i tij ndryshe nga Korea e Veriut nuk do të dalë prej traktatit të mospasurimit të uraniumit edhe pas ndërmarrjes së sanksoneve të mundëshme ekonomike.

Top Channel