Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka deklaruar se, ekzistojnë mundësi të mëdha që Osama bin Laden të fshihet në Uashington.
Në një intervistë për televizionin amerikan “ABC”, Ahmadinejad e ka bazuar bindjen e tij tek fakti se Bin Laden “është një ish-koleg i Bush”.
“Kanë qenë kolegë më parë, kanë punuar së bashku në sektorin e naftës. Bin Laden nuk ka bashkëpunuar kurrë me Iranin por me ish-presidentin Bush”, ka pohuar Ahmadinejad.
Lideri iranian, i cili vazhdon të cilësojë si të drejtë të pamohueshme pasurimin e uraniumit, e ka cilësuar si “qesharake” hipotezën se kreu i Al Kaedës fshihet në Teheran.
Top Channel