Afganistan, moti i keq merr jetën e 30 banorëve
05/05/2010 09:30
Sikur të mos mjaftonin viktimat e konfliktit mes forcave të NATO-s dhe talebanëve, Afganistani goditet nga një tjetër fatëkeqësi.
Pas shirave të rrëmbyeshëm të orëve të fundit, 30 persona kanë humbur jetën nga rrëshkitja e baltës në fshatin Obeh, 140 km larg Heratit.
Ushtria vendase dhe forcat e Isaf-it janë vënë në lëvizje për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve. Ndërkohë, mësohet se 30 banorë të fshatit janë plagosur, ndërsa për momentin nuk rezultojnë të humbur.
Top Channel