5 fuqitë: Lindja e Mesme, pa armë atomike

05/05/2010 18:25

Pesë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë mbështetur propozimin për një zonë pa armë bërthamore në Lindjen e Mesme.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të shpërndarë nga Pallati i Qelqtë, ku po zhvillohet Konferenca për Rishikimin e Traktatit Bërthamor.

“Jemi të angazhuar për t’i dhënë vazhdim rezolutës së Traktatit të vitit 1995 mbi Lindjen e Mesme, që synon formimin e një zone të cliruar nga armët bërthamore dhe të shkatërrimit në masë”, janë shprehur pesë vendet.

Top Channel