Times Square, 8 të arrestuar në Pakistan

04/05/2010 21:20

Nga 6-8 persona janë arrestuar në Pakistan në lidhje me incidentin me një autobombë në Times Square në New York.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat amerikane online. Burime të Islamabadit kanë bërë të ditur për CBS News se “janë vënë në pranga nga 6-8 persona në vende të ndryshme në orët e fundit”.

Asnjë detajë mbi identitetin e tyre dhe as për vendin se ku mbahen të izoluar.

Burime të inteligjencës pakistaneze flasin për një sulm në Karaki në shtëpinë ku Faisal ka qënë gjatë vizitës së tij të fundit në Pakistan.

Top Channel