SHBA, policia: “Times Square” u zgjidh për 53 orë

04/05/2010 23:20

“Rasti i autobombës në ‘Times Square’ u zgjidh për 53 orë, jo keq megjithëse Xhek Bauerit do t’i kishin mjaftuar vetëm 24 orë për zbardhjen e tij”.

Kjo është deklarata e shefit të policisë së Nju Jorkut, Rei Kelli, i cili në një konferencë për shtyp mbajtur në Uashington, duke mos fshehur gëzimin për zgjidhjen e çështjes së bombvënies në Nju Jork iu referua serialit të mirënjohur televiziv, “24” interpretuar nga aktori Kiefer Sutherlend.

Ndërkohë që numri dy i FBI-së Xhon Pistole deklaroi se Faisal Shahzad pranoi të dëshmojë dhe të japë informacione të vlefshme për drejtësinë pas njohjes me të drejtën kushtetuese që ai ka për të qëndruar në heshtje.

Top Channel