Shahzad pranon: Jam trajnuar në Vaziristan

04/05/2010 22:20

Faisal Shahzad, i ndaluar prej autoriteteve amerikane si autori i vënies së autoveturës me eksploziv në “Times Square” në Nju Jork ka dëshmuar se është trajnuar në rajonin e Vaziristanit në Pakistan.

Lajmi njoftohet prej sektorit anti terrorizëm të policisë federale amerikane FBI, që po merret me hetimin e çështjes. Sipas tyre Shahzad gjatë marrjes në pyetje ka dëshmuar se është trajnuar në Pakistan, pikërisht në krahinën që mbahet si bastion i rebelevë talebanë, Vaziristan.

Ndërkaq presidenti Obama në një deklaratë të tijën, dënoi aktin dhe pasi vlerësoi punë e autoriteteve në parandalimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes u shpreh se SHBA nuk trëmben prej terrorizmit dhe do të vazhdojnë me përkushtim luftën kundër tij.

Top Channel