Kriza greke fundos bursat europiane

04/05/2010 16:35

Bursat evropiane janë fundosur për shkak të frikës se ndihmat në mbërritje për të shpëtuar Greqinë nuk janë të mjaftueshme.

Athina ka humbur 6%, por po shkon keq edhe për Madridin -4%.

Shkak është frika e tregjeve se edhe Spanja në kohë shumë të shkurtër të ketë nevojë për likuiditet për një situatë ekonomike dhe financiare gjithnjë e më të vështirë.

Ndërkohë bankat kryesore gjermane kanë bërë të ditur se do të merrnin pjesë në shpëtimin e Greqisë me nje kontribut vullnetar duke mbajtur hapur linjat e veta të kreditit.

Top Channel