Hiri vullkanik ndalen fluturimet në Skoci e I. e Veriut

04/05/2010 22:50

Vendimi i hapjes së hapësirës ajrore në Republikën e Irlandës i njoftuar prej agjencisë europiane të kontrollit të fluturimeve ajrore “Eurocontrol” nuk do të shoqërohet me të njëjtat masa edhe për Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Sipas autoriteteve vëzhguese, për shkak të resë së hirit të vullkanit islandez, i njëjti që në muajin prill çoroditi fluturimet në gjithë Europën, fluturimet në Skoci dhe në Irlandën e Veriut aeroportet do të qëndrojnë të mbyllura edhe ditën e mërkurë.

Nuk dihet për sa kohë ky vendim do të qëndrojë në fuqi.

Top Channel