“Do të vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot për…
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankulovska ka deklaruar se situata e sigurisë në vend është e qetë.
Reagimi i saj erdhi pas shpërndarjes së komunikatës së UCK-së, e cila pranoi përfshirjen në incidentin e armatosur me policinë gjatë sekuestrimit të një sasie armësh në pikën kufitare të Bllacës.
“Nuk ka motive për t’u shqetësuar, forcat e sigurisë mund të garantojnë stabilitetin në rajon. Për ne nuk është e papritur që individe, apo grupe të caktuara ekstremiste, të ndihen të goditur nga operacionet e Ministrisë së Brendshme”, ka pohuar Jankulovska.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, i cili kundërshtoi përdorimin e dhunës si mjet për të arritur qëllimet.
Top Channel