Tajlandë, policia përleshet me “Kemishat e kuqe”

28/04/2010 12:45

Forcat tajlandeze të sigurisë kanë rritur shkallën e gadishmërisë duke shtuar tensionin në Bangkok pas protestës së “Këmishave të kuqe” që këkojnë zgjedhje të parakohshme.

Sot janë regjistruar përleshje të dhunshme mes palëve. Sipas CNN, në shumë pjesë të qytetit janë instaluar grupe policësh, ndërsa 8 protestues janë plagosur. Nga ana tjetër, një ushtar është vrarë gabimisht nga shoku i tij me armë zjarri.

Policët kanë formuar kordonë të gjatë për të mos lejuar protestuesit të manifestojnë në afërsi të ndërtesave qeveritare, ashtu sic kanë bërë në të shkuarën.

Protestuesit e cilësojnë qeverinë e kryeministrit Abhisit Vejjajiva si jo demokratike dhe ata mbështesin rikthimin e ish kryeministrit Thaksin Shinawatra, i cili u largua pas një grushti shteti në vitin 2006.  

Top Channel