Rusi, online dokumentet e masakrës së Katinit

28/04/2010 16:45

Arkiva e shtetit rus ka vendosur në rrjet, me dëshirë të presidentit Medvedev, një seri dokumentash që kanë të bëjnë me masakrën e Katinit.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse. Dokumentat e transmetuara online nuk janë të papublikuara, por po hidhen për herë të parë në internet nga një institut zyrtar i vendit.

E vërteta mbi vrasjen e 22 mijë ushtarëve polakë në vitin 1940 vihet ende në dyshim nga disa zyrtarë, prandaj dhe dy të tretat e dokumenteve mbeten të mbuluara nga sekreti i shtetit.

Top Channel