Michelle Obama dëgjon Beyonce’

28/04/2010 16:55

Rihanna, Usher, Beyonce’, por edhe Stevie Wonder, Herbie Hancock e Sting, të gjithë së bashku në iPod-in e Michelle Obama.

Këto janë preferencat muzikore të zonjës së parë e cila është rrëfyer disa të rinjve në një takim në Shtëpinë e Bardhë.

“Dëgjoj pak nga të gjitha. Në iPod-in tim do të gjeni Stevie Wonder, që e adhuroj, këngë të Rihanna e Beyonce’ dhe ndonjë pjesë të albumit të ri të Usher”, është shprehur ajo.

Top Channel