Luiziana, njollës së naftës do t’i vihet flaka

Roja Bregdetare amerikane do të përpiqet t’i vëre flakën pjesërisht njollës së madhe të naftës që kërcënon brigjet e Luizianës.

Lajmin e ka bërë të ditur rrjeti informativ amerikan CNN, i cili i është referuar zëdhënësit të Rojës Bregdetare, Steve Leeman.

Njolla gjigande e naftës, e cila u formua si pasojë e shpërthimit të një platforme, ka arritur në 8 ditë të mbulojë 75 mijë kilometra katrorë sipërfaqe detare.

Top Channel