Afganistan, autobusi shkel minën, 12 të vdekur

28/04/2010 17:10

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vrarë në lindje të Afganistanit, kur autobuzi me të cilin po udhëtonin ka shkelur një bombë artizanale të vendosur anës rrugës.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën problematike të Khostit.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se mes 12 viktimave ka edhe gra e fëmijë.

Top Channel