PS, protestë në Lezhë

15/04/2010 16:25

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nga qyteti i Lezhës akuzoi qeverinë dhe kryeministrin se me korrupsionin në rritje dhe paaftësine për të drejtuar vendin po rrënojnë gjithnjë e më shumë ekonomitë familjare të shqiptarëve.

“Kur Shkodra dhe Lezha u përmbytën katër muaj më parë, Berisha tha se kjo ndodh një herë në 100 vjet, por në ditët në vazhdim zona u përmbyt edhe dy herë të tjera” , tha Rama.

Sipas kryesocialistit tashmë janë qytetarët ata që duhet të marrin në dorë fatet e tyre duke i dhënë sipas tij fund pushtetit mashtrues  dhe manipulative të kryeministrit Berisha

“Në 30 prill të gjithë të jemi në Tiranë për t’i dhënë jetë një proteste pa ndalim që të mbyllim një kapitull të shëmtuar ku mbahet peng me dhunë vullneti i popullit sovran”, u shpreh Rama.

Në proteste nuk kanë munguar as aleatët e djathtë të Partisë Socialiste, të cilët kanë kërkuar nga lezhjanët të mos lejojnë që qeverisja aktuale t’i vjedhë duke u tallur me ta.

Top Channel