Revoltohen policët e burgjeve

13/04/2010 15:25

Rreth 100 policë të burgut të Rrogozhinës janë ankuar tek Avokati i Popullit pasi sipas tyre kanë mëse një vit e gjysmë që nuk po u paguhen orët e shtesë, dietat dhe shërbimi i kryer gjatë natës në qeli. Burime të besueshme të Top Channel pohuan se policët e këtij burgu kanë kontaktuar me një nga komisioneret e Avokatit duke pohuar edhe pretendimet e tyre.

Avokati i Popullit thotë zyrtarisht se menjehere pas kesaj ankese kanë nisur verifikimet nga prej nga ku do ketë edhe një rekomandim për ministrin e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Duke nisur nga ankesat e policeve të Rrogozhinës, Avokati i Popullit do të anketojë edhe punonjës të policisë së burgjeve në të gjitha rrethet për të mësuar nëse bëhet fjalë për të njejtin precedent.

Nderkohe mospagimi i oreve shtese eshte ngritur si problem edhe nga Policia e Shtetit, ku sipas perllogaritjeve te sindikates se policise cdo polic pergjate 2009 ka kryer 380 ore jashte orarit zyrtar apo thene ndryshe cdo polici i takon t’i paguhet per keto sherbime rreth kater deri ne pese paga mujore.

Nje punonjes i Policise se Shtetit kryen sherbim jashte orarit ne situate te ngarkuara sikurse ruajtja e ambienteve gjate ndeshjeve te futbollit apo sherbimi i perforcuar gjate zgjedhjeve te 28 qershorit si dhe aktivitete mes te cilave edhe sigurimi i rendit gjate protestave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA