Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që brenda pak orësh të bëjë publik vendimin e saj për ndryshimet në qeverinë e Kosovës dhe emrat e rinj për dikasteret ministrore.
Vendimi pason marrëveshjen e dy partnerëve të koalicionit qeverisës për ndryshime në të paktën gjashtë ministri. Kryeministri, Hashim Thaçi, e ka theksuar nevojën e ndryshimeve dhe sipas tij, “afirmim të energjive të reja”.
Kryesia e LDK-së, partnerit më të vogël në koalicionin qeverisës, ka hyrë, herët në mëngjesin e së mërkurës, në një takim për të marrë vendimin për largimin e një numri ministrash dhe emërimin e kandidatëve të rinj, në kuadër të paralajmërimeve për ndryshime në qeverinë e Kosovës.
Mësohet se LDK-ja ka rënë dakord që zëvendësojë tre nga ministrat e saj, aq sa do të ndryshojë edhe partneri më i madh në qeveri, PDK-ja.
Top Channel