Topojani i izoluar

27/03/2010 15:30

Dalja e fshati Topojan në komunën e Shupenzës në rrethin e Bulqizës për në rrugën kryesore është e bllokuar prej mëse tre muajsh. Ujërat e lumit Drin që pas hapjes së portave kanë izoluar këtë fshat në një pjesë të madhe të segmentit rrugor.

Banorët thonë se detyrohen t’i ngjiten faqes se Malit për të dalë në rrugën kryesore. Ata janë ankuar shpesh herë në komunë por nuk kanë asnjë përgjigje.

Banorët thonë se po i kalojnë te semurët me kafshe neper mal dhe dhe gjithashtu dhe ushqimet po i transportojne me kafshe.

Top Channel