Ushtria greke fyen shqiptarët në parakalim

26/03/2010 19:30

Ndërsa Parlamenti Shqiptar përgatitej të votonte ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e varrezave të ushtarëve greke në Shqipëri, ushtarët e forcave speciale të Marinës Greke shokuan opinionin publik me këngë dhe parrulla anti-shqiptare.

Gjatë parakalimit të përvitshëm që ushtria greke zhvillon me rastin e festës kombëtare greke, ushtarët e forcave speciale të marinës kënduan këngë që minimalisht provokojnë reagime të ashpra prej fqinjëve të Greqisë, Shqiperisë, Turqisë dhe Maqedonisë.

Ne videon e publikuar online nga enet.gr dëgjohen qartë ushtarët grekë të këndojnë këngë fyese për fqinjët. “Grek lindesh dhe nuk bëhesh, dëgjoje këtë o derr shqiptar”, këndojnë ushtarët grekë. Me poshtë ata kërcënojne ushtarët turq të cilët janë të besimit mysliman, duke thënë se do t’i bëjnë t’i perulen kryqit ortodoks, ndërsa pak më vonë dëgjohen të thonë: “I shikoni ata, janë nga Shkupi” dhe “Shqipëria, me lëkurën e tyre do të bëjmë këpucë”.

Ndërsa Ministria Greke e Mbrojtjes, nuk pranoi të komentojë ngjarjen për momentin. Reagime të ashpra kanë bërë emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë shprehur shqetësimin me këto zhvillime.

Top Channel