Shëngjin, gjendje skandaloze në plazh

24/03/2010 12:30

Sezoni veror është shumë pranë por gjendja në nje prej plazheve kryesore te vendit, në Shëngjin duket se nuk është aspak mikpritese për pushuesit.

Situata në këtë bregdet është shumë e rënduar për shkak të hedhjes së mbeturinave urbane vend e pa vend përgjatë vijës bregdetare nga vetë banorët e zonës apo pronarët e hoteleve që pretendojnë të terheqin klientë dhe pushues gjatë verës.

Pirgje të shumtë mbeturinash të hedhur nga dora e njeriut të zë syri edhe shumë pranë banesave apo hoteleve që shtrihen përgjatë kësaj rruge.

Ndërsa situata rëndohet edhe më shumë kur këtyre mbetjeve ju shtohen ato të sjella nga deti dhe baticat e shumta detare të këtij viti kanë dhënë edhe kontributin kryesor. Çdo vit në fakt puna për pastrimin dhe plugimin e rërës fillon në fillim të muajit maj. Nga kontakti me telefon me drejtues të pushtetit vendor theksohet se shumë shpejt do të filloj punë për pastrimin e zonës dhe plugimin e rërës ndërsa mbetet shqetësues fakti çfarë do të ndodhë me mbetjet.

 
U mbushen 11 vjet nga fillimi I bombardimeve te nato-s ndaj serbise. Per shqiptaret kjo njihet si fillimi i pavaresise, ndersa per serbet si ndarja nga beogradit. Edhe sot ne veri serbet refuzojne qeverine e kosoves dhe strategjine e prishtines per kontrollin ne kete territor ende nen ndihimin politik te serbise. Artan haracia na percjell reportazhin ne vijim.
 

Top Channel