Ballsh, protesta për kushtet e ambientit

20/03/2010 15:10

Rreth 300 banorë të një lagje protestuan ne bulevardin kryesor te qytetit të Ballshit, për kushtet e papërshtatshme në të cilat jetojnë.

Shkak për këtë është bërë një segment rrugor rreth 2 kilometra, i cili prej vitesh ndodhet në gjendje tejet të dëmtuar, si dhe përzierja e ujërave të zeza me ujin e pijshëm. Protesta e tyre ka nisur në qendër të qytetit dhe është drejtuar për në bashkinë e Ballshit.

Protestuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e bashkisë për shtrimin e rrugës dhe riparimin e kanalizimit të ujrave të zeza. Banorët janë shprehur se bashkia e Ballshit duhet të mirëmenaxhoje fondet e akorduara nga qeveria shqiptare dhe taksat që ata i paguajnë bashkisë. Gjatë zhvillimit të protestës është bllokuar për 30 minuta edhe qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Ballsh- Tepelenë. Në përfundim të saj protestuesit janë larguar qetësisht.

Te pranishem gjate zhvillimit te protestes kane qene edhe uniformat blu te komisariatit te Mallakastres.

Top Channel