Deklarata e te ardhurave, ekspertet optimiste

16/03/2010 20:05

Ekspertet e shikojne nismen e fundit te qeverise qe do t’i detyroje qytetaret te deklarojne te ardhurat vjetore tek tatimet, si pozitive dhe qe ndihmon procesin e formalizimit  por paralajmerojne se rreziku qe ajo te deshtoje eshte i larte.

“Duke pare infrastukuren shqiptare, ekziston rreziku qe te bejme nje ligj dhe askush te mos ta zbatoje”, shprehet Prof. Sotiraq Dhamo, pedagog i Kontabilitetit ne UT.

Agim Binaj thote se qe ligji te jete i suskesshem, qeveria duhet t’u njohe qytetareve nje sere shpenzimesh te zbritshme. Kjo nisme e qeverise e ndryshon rrenjesisht skemen e tatimit te individeve, te cilet deri tani taksohen kryesisht vetem per pagen qe u mbahet ne burim. Por cili eshte efekti ne barren fiskale? “Nese do te flasim per te njetat te ardhura, ky ligj e ul barren fiskale mbi individet pasi u njeh atyre disa shpenzime. Por duke patur parasysh qe deri tani taksohet vetem paga dhe te ardhurat e tjera nuk deklarohen, atehere ai e rrit”, shton Dhamo.

Qeveria mendon qe te filloje aplikimin e deklarates personale te te ardhurave ne vitin 2011, por shume eksperte shprehen skeptike per kete afat.

Top Channel