Brazil, perjashtohen prifterinjte pedofile
16/03/2010 02:15
Zgjerohet edhe me tej shtrirja gjeografike e skandaleve seksuale te prifterinjeve katolike. Pas Irlandes e Gjermanise rasti me i fundit raportohet nga Brazili.
Keshtu sipas mediave braziliane, dy peshkope dhe nje prift u perjashtuan prej Kishes Katolike braziliane nen akuzen e pedofilise.
Te njejtat burime saktesojne se ngjarja u lokalizua ne Araparica, qytet ne shtetin e Alagoas, pas denoncimit te besimtareve te zones dhe prinderve te disa femijeve te abuzuar.
Gjithashtu, dyshohet se nje video ku shfaqet njeri prej peshkopeve te perjashtuar duke abuzuar seksualisht me nje femije, qarkullon ne treg.
Top Channel