“Gerdeci”, dy vjet me pas ceshtja ende e hapur

15/03/2010 15:10

Pikerisht ne diten e perkujtimit te tragjedise se Gerdecit ne Gjykaten e Tiranes eshte zhvilluar seanca e radhes ndaj te akuzuarve per kete tragjedi.

Ne seance ka deshmuar ish –komandanti i repartit ushtarak te Gerdecit, qe deklaroi se punimet ne kete repart kishin filluar me heret dhe se eproret e tij e urdheruan t’i lejonte punetoret per ndertimin e fabrikes, edhe pa patur nje kontrate.

Asim Selmani tha ne gjyq se vetem pak dite pas punimeve i ishte dhene nje kontrate nga Delijorgji, qe ai kishte nenshkruar me Ministrine e Mbrojtjes per te vazhduar punen e tij. Pervec kesaj kontrate, ushtaraku tha se, asnjehere nuk mori nje urdher me shkrim nga eproret per te lejuar punimet per ndertimin  e  punishtes.  

Nderkaq, ish-magazinieri i Meico-s ka deklaruar ne procesin e Gerdecit, se faturat hyrese dhe dalese te armatimeve qe i dorezonte ne punishten e Gerdecit, i firmoste me nenshkrimin e firmes amerikane SAC dhe jo Albademil, pavaresisht se ne dorezim i merrte magazinieri i kesaj firme. Dorezimi i armatimeve behej ne nje menyre tejet amatore. Ne fat ne Gerdec, sipas magazinierit, nuk kishte nje magazine te mirefillte.

Automjetet ushtarake shkarkonin ne nje fushe te hapur municionet, dhe me pas magazienieri i Meico-s i numeronte ato dhe ja dorezonte firmes.

Serian Maci, gjate pytjeve te avokateve tha se, dy amerikane kishte pare shpesh ne fabrike, ndersa Rrahman selmanllarin me te cilin kishte edhe nje lidhje krushqie, nuk e kishte pare asnjehere ne Gerdec.

Top Channel