Treni Tirane-Shkoder del nga shinat

13/03/2010 20:25

Nje tren pasagjeresh i cili udhetonte ne drejtimin Shkoder – Tirane vetem kater kilometer larg Lezhes dhe pikerisht ne afersi te fshatit Balldren, ka dale nga shinat pasditen e djeshme.

Menjehere ne vendngjarje kane mberritur uniformat blu dhe po sipas ketyre te fundit mesohet se nga dalja e trenit nga shinat nuk ka pasur asnje te lenduar nga pasagjeret.

Sipas informacioneve te para te konfirmuara nga zedhenesja e policise se qarkut te Lezhes, Elona Nika fillimisht treni ka pesuar nje avari ne lokomotive dhe kjo ka qene arsyeja qe marshinisti ka bere kete ndalese te detyruar, duke dale edhe nga shinat ne menyre qe dalja te mos ishte tragjike.

Nderkohe qe po punohet per te gjetur shkakun e defektit ne lokomotive.

Top Channel