Fullani: Rritja ekonomike, e rendesishme ne kohe krize

11/03/2010 21:50

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ka pranuar se Shqiperia eshte prekur nga kriza, por shtoi ne “Top Story” se kjo eshte nje krize qe vjen si pasoje e krizes nderkombetare.

“Shqiperia eshte nje vend qe importon mallra, sherbime dhe ne kete rast edhe krizen. Ne tetor te 2008-es deklarova se kjo krize do kete efekt ne hyrjet ne valute te Shqiperise, tkurrjen ekonomike dhe kjo u faktua. Intensiteti i krizes nuk mund te parashikohet, por ajo qe BSH parashikoi ishte se kjo nuk do ishte nje krize e shkurter. Une mendoj qe Shqiperia duhet medoemos te shikohet ne kontekstin e nje krize globale. Shqiperia nuk eshte nje fshat i humbur por nje ekonomi e integruar ne ekonomine globale”, theksoi Fullani.

Ne vijim, ai pranoi se vendi pati renie te hyrjeve ne pergjithesi, te importeve dhe pati nje nenveftesim te kursit te kembimit dhe nje kontraktim te kreditimit dhe kjo u reflektua ne te gjitha zhvillimet ekonomike te vendit. “Eshte shume e rendesishme qe ne ne periudhen e krizes te kishim nje rritje pozitive. Pervec shifrave, gjate 4 viteve te fundit, BSH ka krijuar marredhenie mjaft te mira me publikun nga ku merren te dhenat adeguate per ekonomine e vendit. 4 vitet e fundit, makina shqiptare po testohet ndryshe dhe njekohesisht autostrada po testohet ndryshe. Bankat kane qene me aktive ne ekonomi dhe situata e krizes ka ndikuar qe ai sistem per te kapur kohen e humbur, te fryje pozicionet per nje filozofi te re nga bankat, per te kapur sa me shume vlera”, shtoi guvernatori.

Sipas Fullanit, kur kemi nje goditje te fuqishme nga ana fiskale dhe nje rritje te kreditimit ekonomik, BSH eshte vigjilente te siguroje rritje afatgjate te ekonomise me nje set mjaft e organizuar rregullash per te siguruar stabilitetin financiar ne vend. Guvernatori foli edhe per levizjen e ndjeshme te kursit te kembimit, duke nenvizuar se brenda levizjes se kursit te kembimit jane nje sere faktoresh dhe mbi te gjitha faktoret e krizes, por sipas tij, nje tjeter faktor eshte edhe oferta. Sipas Fullanit, BSH ka arritur te kete nje bashkepunim te mire me qeverine ne lidhje me hartimin e buxhetit.  

“BSH ka si objektiv kryesor inflacionin, nuk projekton dhe zbaton buxhetin e shtetit. Propozimet tona jane marre parasysh ne buxhetin 2008 dhe 2009. BSH ka bere te pamunduren, ka bere nje pune te madhe per te mbajtur te forte dhe stabel per nje rritje te qendrueshme te se nesermes. E rendesishme ishte qe ne banka te mos mungonte likuiditeti. I gjithe likuiditeti i eshte dhene tregut dhe qeverise dhe me e rendesishme eshte qe shuma e dhene nga BSH eshte e njejte me rritjen e kredise se sistemit bankar. Ne periudhat e krizes, e rendesishme eshte te japesh likuiditet. Ekonomia shqiptare ka perballuar me sukses disa vale te krizes 2008 dhe 2009”, sqaroi numri nje i Bankes se Shqiperise.

Ne vijim te intervistes ai hodhi poshte te gjithe zerat per nje presion te mundshem te qeverise per te hedhur ne treg para shtese. “Operacionet per prerjen e kartmonedhave te reja jane te percaktuara ne ligj. Qe te perdoresh rezervat e BSH-se duhet te shkosh ne parlament. Nuk mund te hapet arka si shishja e Aladinit. BSH eshte pjese e sistemit qendror te bankave europiane. Jemi ne proceset e konvergjences, integrimit, kemi qene dhe jemi te monitoruar nga FMN, BB e agjente te tjere te tregut qe bejne vleresimin e ekonomise shqiptare. BSH eshte nje institucion i pergjegjshem, i pavarur, i kontrollueshem dhe shume transparent. Problemi i madh i Shqiperise sot eshte se, eshte veshtire te gjesh analiste te pavarur dhe njekohesisht flitet pasi degjohet dhe nuk shkruhet pasi lexohet”, saktesoi Fullani.  

Top Channel