Draftet e PS, diskutimi ngec tek kutite

11/03/2010 15:00

Diskutimi teknik ne Komisionin e Ligjeve i drafteve te opozites per hetimin e zgjedhjeve, ka perfunduar ne debatin politik per ceshtjen e kutive, ku secila pale eshte rreshtuar ne pozicionet e njohura tashme te dy partive.

Deputetet e PD refuzuan sot prere nenet qe parashikojne hapjen e kutive, ndersa deputetet e PS thote se pa kutite, komisioni e vazhdon kot diskutimin dhe se socialistet nuk do te behen pjese e nje demokracie ne deshtim.

Deputeti demokrat Eduart Halimi theksoi se qellimi i PS-se si nga projektligji dhe nga diskutimi i nje dite me pare, se per interes dhe per hir te transparences duhet te hetoje gjithcka dhe mbi gjithcka pa vendosur kufijte eshte ne kundershtim me ate qe ka vendosur gjykata.

Deputetja socialiste Vasilika Hysi theksoi se me kete qendrim mazhoranca del hapur se eshte kunder parimit te transparences se zgjedhjeve qe eshte elementi themelor i demokracise.

“Sot diskutimi ia heq themelin komisionin parlamentar per cdo lloj zgjedhjesh te tjera kur te kete ankesa. Me kete qendrim ju i kufizoni opozites te drejten ekskluzive qe i ka dhene kushtetuta dhe me cilesimet qe thoni ju e beni ngritjen e komisionit kuvendor te panevojshem”, u shpreh Hysi.

Nderkohe deputeti tjeter demokrat, Edi Pakola theksoi se raporti i OSBE-se, i permendur ne komision edhe nga opozita nuk ka nevoje per hetim, sepse ai eshte konstatues per problemet, te cilat ne i kemi pranuar te gjithe.

“Te ulemi ne baze te ketij raporti dhe te perpiqemi per te rregulluar gjerat. Deri tani nuk kemi gje ne vije, sepse kutite nuk hapen”, u shpreh Paloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA